UEFA ka publikuar listën e gjyqtarëve për ndeshjen play-off ku do të luajë Kosova më 26 mars 2026 në Bratislavë kundër Sllovakisë.
Gjyqtari kryesor do të jetë Espen Eskas nga Norvegjia, i ndihmuar nga bashkëkombësit Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin.
Gjyqtari i katërt është skocezi Nicholas Walsh, ndërsa teknologjia VAR do të jetë nën mbikëqyrjen e holandezit Rob Dieperink, i ndihmuar nga Clay Ruperti.
Ky delegim vjen përpara një ndeshjeje vendimtare, ku Dardanët shpresojnë në fitore për të siguruar finalen në “Fadil Vokrri” ndaj Turqisë ose Rumanisë.




