Franca i ka bërë thirrje Izraelit të shmangë çdo operacion tokësor në Libanin jugor, duke theksuar se një veprim i tillë mund të shkaktojë pasoja serioze humanitare.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, deklaroi se Parisi i bën thirrje Izraelit “të përmbahet nga veprime tokësore që do të rrezikonin jetën e civilëve dhe do të rëndonin më tej situatën tashmë të ndjeshme në rajon”.
Deklarata e tij u bë pas njoftimit nga Izraeli se ushtria ka planifikuar të marrë kontrollin e zonës së Libanit jugor deri te lumi Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri.




