Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komisionerin e Lartë të OSCE për Minoritetet, Christophe Kamp.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi Kamp për vizitën dhe rekomandimet, duke theksuar se përgjegjësia u takon edhe serbëve lokalë për të shfrytëzuar të drejtat e garantuara në Kosovë.
Ai nënvizoi se korniza ligjore e vendit mundëson pjesëmarrje aktive të komuniteteve, ndërsa u diskutuan edhe zhvillimet në zbatimin e ligjeve dhe integrimin e shërbimeve në veri.
Kurti theksoi se fokusi i radhës mbetet forcimi i zbatimit të të drejtave ekzistuese dhe rritja e besimit të komuniteteve në institucione.




