Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka hapur punëtorinë treditore për pakon ligjore që rrjedh nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, me pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ai theksoi se këto projektligje synojnë forcimin e integritetit, disiplinës dhe performancës në sistemin e drejtësisë, si dhe avancimin e rolit të Akademis së Drejtësisë.
Sipas tij, miratimi i tyre lidhet edhe me përfitimet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes.
Nimoni u bëri thirrje pjesëmarrësve që punëtoria të shërbejë për harmonizim qëndrimesh dhe forcim të mekanizmave të drejtësisë në vend.




