Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë edhe një konferencë për media gjatë ditës së mërkurë, duke filluar nga ora 13:00 në selinë qendrore të partisë.
Nga kjo parti nuk janë bërë të ditura arsyet e thirrjes së konferencës.
Kjo është konferenca e dytë brenda dy ditësh për PDK-në, pasi një të tillë e ka mbajtur edhe gjatë së martës.




