Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një vizitë zyrtare në Panama, ku u takua me përfaqësues të lartë institucionalë për të thelluar bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit dhe ekonomisë.
Gjatë takimit me Ministren e Kulturës, María Eugenia Herrera, u diskutua për mundësinë e projekteve kulturore të përbashkëta, përfshirë pjesëmarrjen e Baletit Kombëtar të Kosovës në aktivitete në Panama dhe shkëmbimin e përvojave në kinematografi.
Në takim me Kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme, Ëalkiria Chandler D’Orcy, u njoftua themelimi i Grupit të Miqësisë Kosovë–Panama në parlamentet përkatëse, si mekanizëm për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale.
Ndërsa me Zëvendësministren e Tregtisë së Jashtme, Astrid Àbreg Gonzalez, u diskutua për marrëveshje për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve, eliminimin e tatimit të dyfishtë, bashkëpunim biznesor, teknologji informacioni dhe ndarjen e përvojave në fushën e logjistikës dhe tregtisë.




