Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti sot delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues i EEAS-it për Evropën Perëndimore.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Hamza vlerësoi heqjen e masave nga BE-ja si një hap pozitiv dhe ritheksoi se aspiratat strategjike të Kosovës mbeten integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, si element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.




