Vendimi i Donald Trump për vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Uashington ka shkaktuar protesta të shumta.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Turp kombëtar” dhe brohorisnin “Trump duhet të ikë tani”.
Ky vendim i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas deklaratës së tij se të pastrehët duhet të largohen nga Uashingtoni që kryeqyteti të jetë më i pastër dhe më i sigurtë.
“Duke u rritur në Uashington, është shumë e vështirë të shohësh qytetin të pushtohet nga Donald Trump dhe t’i bëjë të gjithë të jetojnë me frikë. Nuk e miratoj, thjesht mendoj se është një veprim i keq dhe reagimi do të jetë shumë i ashpër kundër tij dhe administratës së tij”, tha Eugene Achstetter, protestues.




