Armend Zemaj nga LDK-ja në Tëvë1 ka folur rreth aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Zemaj tha se LDK-ja do ta presë vendimin e plotë, në mënyrë që pastaj të veprojë me normat shpjeguese.“Ne duhet ta presim vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Pasi që pa qenë vendimi i plotë edhe normat nuk janë të shpjegueshme. Duhet ta kemi durimin në kuptimin e asaj që besojmë në parimet e ndarjes së pushtetit dhe në atë se çfarë përfaqëson Gjykata Kushtetuese”, tha ai.
Ndërkohë, ai tha se qëndrimet e LDK-së sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit janë keqpërdorur.




