Një tragjedi ka goditur familjen Salihaj nga fshati Jasiq i Ri, në komunën e Junikut, pasi Riza Xhelal Salihaj ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në Kroaci, teksa po kthehej për në vendlindje.
Familjarët, përmes një postimi në Facebook, njoftuan se Riza la pas vetes bashkëshorten dhe tre fëmijë, ndërsa prindërit dhe të afërmit mbetën me zemër të thyer.
Shefqet Salihaj, familjar i të ndjerit, ka treguar se Riza, i detyruar nga vështirësitë ekonomike në vendlindje, kishte vendosur të emigronte për të kërkuar një të ardhme më të mirë, por fatkeqësisht tragjedia e mori jetën në mes të kësaj rrugëtimi.





