Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, i është përgjigjur deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu, pas reagimeve të saj lidhur me pasaktësitë e evidentuara në ekspozitën për masakrat në Kosovë, që ishte organizuar nga OJQ-ja Admovere, e udhëhequr nga Shkëlzen Gashi.
Behrami kritikoi LVV-në, duke theksuar se ata nuk kanë reaguar për ekspozitën që, sipas tij, përfaqëson një narrativë serbe, dhe shtoi se kjo ishte një përpjekje për ta goditur Qeverinë dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Ai theksoi se LVV-ja vazhdon të mbështesë versionin e gënjeshtërt për ngjarjet në Dubravë, ku sipas tij, ata ende besojnë se të burgosurit shqiptarë ishin të armatosur. Behrami gjithashtu u shpreh se Shkëlzen Gashi është “goja e Kurtit kur ky nuk flet”.




