Xhavit Jashari nga OVL-UÇK tha se veteranët po protestojnë në oborrin e institucioneve, duke kritikur qeverinë për degradim të thellë të vlerave të luftës. Ai akuzoi se disa ministra, përfshirë Hekuran Muratin, kanë qëndrime që dëmtojnë reputacionin e UÇK-së dhe veteranët.
Protesta u organizua për të kundërshtuar ekspozitën e vendosur në sheshet e Prishtinës, e cila sipas tyre pasqyronte pasaktësi rreth masakrave të kryera nga Serbia, raporton ekonomiaonline.




