Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të zbatimit të ligjit dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, i ka anuluar patentë shoferin një drejtuesi të automjetit.
Bëhet fjalë për H.B. (25 vjeç), i cili si pasojë e kundërvajtjeve të përsëritura në trafik ka grumbulluar gjithsej 18 pikë negative brenda një periudhe dyvjeçare.
Në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, përkatësisht nenin 245, paragrafi 7, ndaj tij është shqiptuar masa e anulimit të patentë shoferit për drejtimin e mjeteve motorike në të gjitha kategoritë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ritheksuar përkushtimin në zbatimin e ligjit dhe u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.




