Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur përkrahje për Kombëtarën e Kosovës në futboll para përballjes vendimtare ndaj Turqisë.
Në fotografitë e publikuara, e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, shihet e veshur me fanellën e Kosovës, duke simbolizuar mbështetjen për “Dardanët” në ndeshjen që zhvillohet në Stadiumi Fadil Vokrri.
Ambasada uroi sukses për ekipin, duke theksuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje historike në rrugën drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026.




