MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve elektrikë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar krijimin e një komisioni të posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas shqetësimeve për keqllogaritje. Komisioni do të dalë në terren nga 1 prilli për çdo konsumator që paraqet ankesë.
Ministria thekson se deri tani nuk ka pasur ankesa të pranuara, por fton qytetarët të raportojnë çdo dyshim për funksionimin e parregullt të njehsorëve në numrin pa pagesë 0800 11000 ose në email [email protected]
MINTI rikonfirmon përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe për një treg të drejtë dhe transparent.




