Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ndeshjes mes Kombëtarës së Kosovës në futboll dhe Turqisë në Stadiumin Fadil Vokrri do të ketë prani të shtuar policore dhe bllokime të përkohshme të rrugëve për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Masa të shtuara sigurojnë lehtësimin e lëvizjes së delegacioneve dhe qytetarëve, duke përfshirë rrugët Tring Ismajli, Agim Ramadani, Eqrem Çabej, Bulevardi Bill Clinton, Rruga Tirana dhe rrugë të tjera përreth stadiumit. Policia apelon tek qytetarët të respektojnë udhëzimet, të përdorin rrugë alternative dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë publike, duke theksuar se mbarëvajtja e ngjarjes sportive është përgjegjësi e përbashkët.




