Paris, France, June 23, 2021 - French President Emmanuel Macron and Prime Minister of Kosovo Albin Kurti give a press briefing before their meeting at the Elysee Palace. PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xAlexisxSciardx
Të premten e javës së kaluar, Albin Kurti u prit në Pallati Elysee nga Emmanuel Macron. Takimi, i cili zgjati rreth dy orë, sipas Zyrës së Kryeministrit, përfshiu diskutime mbi sigurinë e Kosovës, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, marrëdhëniet me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizim, si dhe bashkëpunimin me NATO-n dhe misionet e Bashkimit Evropian.
Kurti tha se kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE dhe organizata ndërkombëtare, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes forumeve të reja biznesi Kosovë–Francë. Përveç çështjeve të sigurisë, u diskutua edhe ekonomia dhe zhvillimi.
Ndryshe nga Kurti, Macron nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare apo komunikatë për këtë takim, ndërsa ambasada e Francës në Kosovë nuk ka dhënë detaje shtesë deri në publikimin e raportimit.




