Nën drejtimin e dirigjentit Marion Wood, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, së bashku me koret ndërkombëtare dhe vendore, po përgatiten për koncertin më 31 mars 2026 në Sallën Kamerale të Filharmonisë së Berlinit.
Mbrëmja do të ofrojë një eksperiencë unike korale 360°, me performanca nga solistë të njohur si Kaltrina Miftari, Elona Sadiku, Flaka Goranci, André Khamasmie dhe Simon Robinson.
Ky event shënon debutimin historik të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin gjerman dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të muzikës së vendit.




