Të mërkurën, moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të mëngjesit. Në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës, shiu mund të përzihet ose të shndërrohet në fjolla bore.
Gjatë pjesës së parë të ditës do të vazhdojnë reshjet e izoluara, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet e shiut do të bëhen më intensive në shumicën e vendit. Zonat malore do të regjistrojnë reshje bore.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi nga 17 deri në 52 km/h, duke u bërë herë pas here mjaft e fuqishme në zona të caktuara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 8°C.




