Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi masakrën e Lybeniqit, duke theksuar se krimet e kryera nga forcat serbe mbeten ndër më të rënda të luftës së fundit. Ajo vuri në dukje se fëmijë në djep, gra shtatzëna dhe të moshuar u vranë pa mëshirë, duke treguar synimin gjenocidal të regjimit serb.
Osmani shtoi se Lybeniqi është plagë e hapur në kujtesën kolektive, por gjithashtu dëshmi e qëndrueshmërisë dhe çmimit të lirisë. Drejtësia për viktimat, sipas saj, është një detyrë morale, njerëzore dhe shtetërore.
“Lavdi e përjetshme për martirët dhe dëshmorët e Lybeniqit!”, përfundoi presidentja.




