Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar se synimi i subjektit të saj është arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.
Ajo tha se ftesat për partitë opozitare do të dërgohen pas përfundimit të konsultimeve të brendshme, duke theksuar se takimet do të zhvillohen për të arritur konsensus dhe jo me skenarë të paracaktuar.
Fejza shtoi se procesi është urgjent, por duhet të jetë i suksesshëm dhe në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka dhënë afat për zgjedhjen e presidentit.




