Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) vlerëson se fëmijët me autizëm në Kosovën përballen me mungesë të shërbimeve cilësore në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.
Sipas tyre, mungesa e stafit të specializuar dhe mbështetjes institucionale rëndon edhe familjet, të cilat shpesh përballojnë vetë kostot dhe kujdesin.
KOMF kërkon veprime konkrete dhe miratimin e ligjit për personat me aftësi të kufizuara.




