Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, vlerëson se rritja e çmimeve të derivateve dhe produkteve të tjera në vend është pasojë e mungesës së veprimeve nga Qeveria e Kosovës./EO/
Ai thekson se ekzekutivi nuk ka ndërmarrë masa për të mbrojtur qytetarët, si ulja e TVSH-së dhe akcizës apo vendosja e çmimeve tavan, pavarësisht se ekziston baza ligjore për këtë.
Sipas Mustafës, shtrenjtimi i naftës ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të transportit, ushqimit dhe produkteve të tjera, duke rënduar gjendjen ekonomike të qytetarëve.




