Seanca plenare e Kuvendi i Kosovës ka nisur me një orë vonesë.
Në hapje, kryekuvendarja Albulena Haxhiu kujtoi demonstratat e pranverës së vitit 1981, duke theksuar se ato ishin një nga momentet më të qarta të artikulimit politik të shqiptarëve të Kosovës.
Demonstratat, që nisën nga studentët si reagim ndaj padrejtësive konkrete, shndërrohen shpejt në kërkesa për barazi, dinjitet dhe status politik, nën parullën “Kosova Republikë”.
Sot, në rend dite të Kuvendit janë disa projektligje që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare.
Raportohet nga Ekonomia Online.




