Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli, ka deklaruar në Kuvend se çmimet e naftës nuk përcaktohen në Kosovë, por në tregjet ndërkombëtare, duke kundërshtuar pretendimet e opozitës për mosveprim të Qeverisë.
Ai theksoi se qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për mbështetjen e qytetarëve dhe biznesit, duke përfshirë subvencione për energjinë elektrike, paketat për qytetarët në nevojë, rritjen e pagës minimale, shtesat për pensionistët dhe për bujqit, ku vetëm në vitin 2025 bujqit janë mbështetur me mbi 7 milionë euro për naftë dhe punën e tyre.
Kërqeli tha se përpjekjet e Qeverisë synojnë të lehtësojnë barrën financiare të qytetarëve dhe të mbajnë stabilitetin ekonomik, pavarësisht presionit global mbi çmimet e energjisë dhe naftës.




