Një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi territorin e Iranit, ndërsa autoritetet nga të dyja palët kanë nisur operacione kërkimi për ekuipazhin e mbijetuar.
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit ka bërë të ditur se po kontrollon zonën ku dyshohet se është rrëzuar avioni, në jugperëndim të vendit.
Ndërkohë, autoritetet lokale kanë premtuar shpërblim për këdo që ndihmon në kapjen e pilotit.
Nga ana tjetër, një zyrtar ushtarak amerikan ka konfirmuar rrëzimin e avionit dhe ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar një operacion kërkimi.
Sipas mediave iraniane, në zonë janë parë edhe helikopterë amerikanë që po kryejnë misione kërkimi, ndërsa janë publikuar pamje që tregojnë banorë lokalë duke qëlluar në drejtim të tyre.
Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta, teksa paralajmërohet përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në rajon.




