Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka reaguar ndaj idesë për rikthimin në votim të projektligjit për çmimet tavan, të përmendur nga Albin Kurti.
Ai theksoi se vendosja e çmimeve tavan nuk duhet të bëhet përmes vendimeve qeveritare pa ekzistuar një rregullator i pavarur, duke shtuar se ndërhyrje të tilla janë të arsyeshme vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Sipas Shahinit, në kushte normale këto masa mund të bien ndesh me Kushtetutën dhe të dëmtojnë konkurrencën e lirë në treg.
Ai shtoi se ekonomia në Kosovë po përballet me rritje të çmimeve dhe inflacion, ndërsa varësia nga importet e bën vendin të ndjeshëm ndaj zhvillimeve globale.




