Një avion luftarak amerikan F-15 është rrëzuar mbi Iran, ndërsa sipas zyrtarëve amerikanë, një anëtar i ekuipazhit është shpëtuar. Ende nuk dihet saktë numri i personave që ndodheshin në bord.
Karoline Leavitt bëri të ditur se presidenti Donald Trump është informuar për incidentin, ndërsa ende nuk ka reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni.
Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë se autoritetet kanë ofruar shpërblim për kapjen e mundshme të pjesëtarëve të ekuipazhit, ndërsa kërkimet për pilotët vazhdojnë.
Ky incident vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe rrit shqetësimet për përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme.




