Zhgënjimi për humbjen e Kosovës u reflektua edhe te Edon Zhegrova, i cili u pa i prekur pas përfundimit të ndeshjes.
Bashkëlojtari i tij te Juventus, Kenan Yıldız, ndërpreu festën me skuadrën për ta ngushëlluar Zhegrovën në fushë.
Pamjet e këtij momenti u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa më pas Yıldız reagoi edhe në Instagram, duke publikuar një fotografi nga momenti kur po e mbështeste futbollistin kosovar.




