Një grup i historianëve dhe albanologëve, përfshirë Sir Noel Malcolm dhe Oliver Jens Schmitt, i kanë dërguar një letër Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke kërkuar ndërprerjen e hetimeve ndaj Shkëlzen Gashit në lidhje me ekspozitën për masakrat në Kosovë.
Në letër, ata theksojnë se vlerësimi i karakterit shkencor të veprave duhet t’i lihet komunitetit shkencor dhe debatit të lirë, duke e lidhur këtë me parimet themelore të lirisë së shkencës dhe shprehjes brenda një shteti ligjor dhe demokratik.
Historianët gjithashtu bëjnë thirrje që debatet historike shkencore të zhvillohen me maturi dhe qetësi, duke theksuar se ndjekja penale për shkak të një vepre shkencore është e papranueshme dhe tipike për shtetet autoritare ose demokracitë e dobëta.




