Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2361 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 39 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 83 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 17 persona janë mbajtur në paraburgim. Kurse 3 persona janë dërguar në mbajtje gjatë 24 orëve të fundit.





