Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se projektligji për çmimet tavan nuk synon të pengojë zhvillimin ekonomik, por të parandalojë keqpërdorimet dhe rritjen artificiale të çmimeve.
Ai bëri të ditur se Qeveria ka miratuar këtë projektligj, së bashku me atë për sigurimet shëndetësore, duke i cilësuar si të rëndësishme për qytetarët.
Sipas Kurtit, këto iniciativa ishin miratuar edhe më herët, por u kontestuan në Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke u vonuar në zbatim.
Ai theksoi se projektligji për sigurimet shëndetësore është thelbësor për sistemin publik, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që t’i miratojnë sa më shpejt në Kuvend.




