Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me tri përballje të javës së 27-të, të gjitha me fillim nga ora 15:00.
Në Suharekë, Ballkani pret Dukagjinin, në një duel mes skuadrës së vendit të dytë dhe asaj të gjashtë në tabelë.
Ndërkohë, Llapi dhe Ferizaji përballen në një ndeshje të rëndësishme për mbijetesë, ndërsa Prishtina e Re luan ndaj Gjilanit.




