FC Ballkani u mposht me rezultat 4-0 (rezultati përgjithsëm 4-1) nga ekipi irlandez Shamrock Rovers në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.
FC Ballkani me këtë humbje përfundon rrugëtimin për garën europiane.
Ndërkaq kampionja e Kosovës Fc Drita mbrëmë ka humbur në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Europës kundër FCSB me rezultat të përgjithshëm 6-3.
FC Drita tani do vazhdojë të luaj ndeshjet kualifikuese për Ligën e Konferencës pas eleminit nga Liga e Europës.




