KOSTT ka njoftuar qytetarët se si pasojë e daljes jashtë funksionit të transformatorit TR3 në NS Ferizaj 1, janë shkaktuar ndërprerje dhe reduktime në furnizimin me energji elektrike në zonën e Ferizajt.
Për të adresuar situatën, KOSTT ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke iniciuar zhvendosjen e transformatorit TR1 110/10 kV nga NS Skenderaj në NS Ferizaj 1, si dhe duke realizuar vlerësimin teknik dhe përgatitjen e tij për operim.
Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të ndërmerren hapat e mëtejshëm për stabilizimin e sistemit elektroenergjetik, ndërkohë që po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.
KOSTT konfirmon përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me KEDS për menaxhimin efikas të situatës dhe minimizimin e ndikimeve për qytetarët.




