Komuna e Skenderaj ka organizuar homazhe dhe tubim përkujtimor për 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i komunës, Sami Lushtaku, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Lushtaku tha se kjo periudhë është ndër më të vështirat për komunën, për shkak të përkujtimeve të shumta për masakra dhe krime të luftës, duke theksuar se Rezalla ka dhënë kontribut të madh për UÇK-në.
Ai kritikoi mungesën e përfaqësuesve institucionalë në përkujtim, duke e cilësuar këtë si të papranueshme, si dhe bëri thirrje që të mos fyhen vlerat e luftës dhe familjet e dëshmorëve.
Gjatë fjalës së tij, Lushtaku përmendi edhe bashkëluftëtarët që po përballen me gjykime në Hagë, duke kërkuar më shumë respekt për ta dhe për sakrificën e tyre.




