Në mesazhin e tij për Pashkën katolike, Papa Leone XIV theksoi se bota sot është e mbushur me padrejtësi, dhunë dhe vuajtje, por pavarësisht kësaj, Zoti mbetet i pranishëm dhe ofron shpresë.
Ai vuri në dukje se plagët e botës shihen në shtypjen e të varfërve, në egoizmin njerëzor dhe në abuzimet që prekin më të dobëtit, si dhe në luftërat që vazhdojnë të shkatërrojnë jetë dhe burime.
Megjithatë, papa nënvizoi se në mes të errësirës gjithmonë lind diçka e re. Sipas tij, përmes ringjalljes, Zoti hap “çarje drite” që mbushin zemrat me shpresë dhe japin forcë për të vazhduar përpara.
Në përfundim, ai theksoi se Pashkën katolike përfaqëson një fillim të ri dhe një kujtesë se jeta dhe shpresa triumfojnë mbi errësirën.




