Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Sikurse ju kemi informuar më parë, pas refuzimit nga Trupi Gjykues të kërkesave të tyre për lirim të përkohshëm, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi i paraqitën apele Panelit të Gjykatës së Apelit. Më 13 gusht 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit i rrëzoi të tre apelet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.




