Investimet e ndërmarrjeve nga Kosovë në Shqipëri kanë shënuar rritje të fortë gjatë vitit të fundit, duke e renditur Kosovën ndër investitorët kryesorë të huaj në vend.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin e vitit 2025, investimet nga Kosova arritën në 153 milionë euro, një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Ndërkohë, stoku i investimeve ka arritur rreth 550 milionë euro, me rritje mbi 40% në baza vjetore.
Rritja lidhet kryesisht me blerje strategjike dhe zgjerim të bizneseve kosovare në sektorë si moda dhe shërbimet ushqimore, duke reflektuar interes në rritje dhe forcim të integrimit ekonomik mes dy vendeve.




