Në hyrje të fshatit Smirë u zbulua sot shtatorja e Heroit të Kosovës, Mirali Sejdiu, në një ceremoni solemne ku morën pjesë kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe ish-presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe rikthimin e dinjitetit të sakrificës, ndërsa Osmani-Sadriu rikujtoi trimërinë e Sejdiut, i cili ra dëshmor duke mbrojtur popullatën dhe u shpall Hero i Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, nënvizoi se vendosja e shtatores pranë rrugës kryesore është një mesazh për sakrificën e madhe të dëshmorëve.
Shtatorja është punuar nga mjeshtri Agon Qosa, ndërsa ceremonia përfundoi me homazhe dhe nderime për veprën e Heroit të Kosovës, duke përçuar respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.




