Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fitues të tenderit për furnizim me uniforma pune, ceremoniale dhe për bendin muzikor të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kompaninë e Sabit Makiqit, “A&V Collection”, për një kontratë prej rreth 1,7 milion euro, e cila pritet të zgjasë tre vite.
Tenderi u finalizua pas përfundimit të ankesave në OSHP dhe planifikohet të nënshkruhet më 7 prill 2026.
Kompania e Makiqit kishte qenë më parë në listë të zezë për një vit, pasi OSHP kishte konstatuar përdorim të të dhënave të rreme në tenderin e Policisë së Kosovës.
Sabit Makiqi dhe dy biznesmenë të tjerë, Bujar Shkodra dhe Bashkim Hasanaj, akuzohen për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, përfshirë paraqitjen e mostrave të prodhuesve të jashtëm si produkte të kompanisë së tyre.




