Ylli portugez i Manchester City, Bernardo Silva, mund të largohet nga klubi anglez këtë verë, pasi kontrata e tij afron në përfundim. Juventus ka shfaqur interes të madh për 31-vjeçarin, por në garë janë edhe disa klube të tjera që mund të ofrojnë kushte më të favorshme.
Silva pritet të vendosë për destinacionin e tij pas përfundimit të sezonit, ndërkohë që mund të konsiderojë edhe oferta nga Lindja e Mesme, përfshirë klubin Al Nassr, ku luan bashkëkombësi i tij Cristiano Ronaldo.
Aktualisht, Silva fokusohet në përfundimin e sezonit me Manchester City, duke synuar fitimin e trofeve në Ligën Premier dhe FA Cup, pasi klubi është eliminuar nga Liga e Kampionëve.




