Deputeti Besian Mustafa ka reaguar pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se Kurti nuk po kërkon të gjejë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit bashkë me LDK-në.
“Albini sapo përsëriti se ‘80-81 vota për president nuk është caku ynë’. Pra, nuk po don me gjetë zgjidhje për president bashkë me LDK-në,” shkruan Mustafa në rrjetin social Facebook. Ai shtoi: “Veç mos thuani pastaj LDK po na çon në zgjedhje.”
Takimi mes Kurti dhe Abdixhikut përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.




