Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje prokurorisë që të merret me ish-kabinetin Kurti, që sipas saj ka lënë pa paga punëtorët e RTK-së.
Bajrami ka thënë se ish-kabinetit po i duket ligjore të marrin paga si ministra dhe joligjore të paguajnë punëtorët e RTK-së.
“Punëtorët e RTK-së duhet të paguhen, askush s’ka të drejtë të luaj me fatin 700 familjëve.Nëntoka e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila për gati 5 vjet në pushtet, me kontroll absolut në pothuaj të gjitha institucionet, nuk ka gjetur asnjë shkelje, as për Avdullah Hotin, as për mua, sot po i bën thirrje Prokurorisë Speciale të merret me ne se kinse paskemi bërë shkelje në vitin 2021 kur nuk i kemi lënë 700 punëtorë të RTK-së pa paga. Jo, nuk ka qenë shkelje ligjore. Vendimi i vitit 2021, ka qenë zgjidhje pragmatike brenda ligjit, sepse ne nuk kemi pasë fytyrë si ju me marrë paga për vete dhe me i dënu 700 punëtorë të Radio Televizionit Publik”, ka thënë Bajrami.





