Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Austri, ku një grua 39-vjeçare nga Kosova, Zoja Oroshi nga Gjakova, është gjetur e vrarë në kopshtin e shtëpisë së saj në Baden.
Sipas raportimeve, viktima kishte plagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit. Autoritetet austriake kanë arrestuar si të dyshuar kryesor ish-bashkëshortin e saj 47-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.
Çifti kishte katër fëmijë dhe, sipas burimeve, mes tyre kishte pasur konflikte të vazhdueshme familjare. Megjithatë, motivi i kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me rrethanat e krimit.




