Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të përballet me kryeministrin Edi Rama në Gjykatën Antikorrupsion, nëse ky i fundit thirret si dëshmitar nga SPAK.
Berisha, i pandehur në çështjen “Partizani”, deklaroi se do të paraqitet në gjykatë nëse thirret dhe sfidoi Ramën për një përballje publike.