Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, lidhur me deklaratat e saj për numrin e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajqinovci tha se Bajrami është dëshmi që bashkë nuk kanë 80 vota, pasi ajo reagoi para përfundimit të takimit mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai shtoi se gara politike brenda LDK-së për figurën e kryetarit nuk duhej të përzihej me diskutimet për zgjedhjen e presidentit, duke kritikuar Bajramin për reagimin e saj të hershëm.




