Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e pezullimit nga detyra ndaj Belinda Balluku, duke rrëzuar kërkesën e saj për heqjen e kësaj mase.
Mbrojtja e Ballukut ka argumentuar se masa nuk ka më objekt dhe se ka kaluar afati tre mujor, por kërkesa nuk është pranuar. Edhe më herët, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Miliana Muça, kishte vendosur ta mbajë në fuqi këtë masë.
Ndërkohë, më 9 prill, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve për heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit ndaj deputetes.




