Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, ka paralajmëruar se kriza aktuale energjetike, e shkaktuar nga bllokada e Strait of Hormuz, është më e rrezikshme se çdo krizë e mëparshme.
Sipas tij, bota nuk ka përjetuar kurrë një ndërprerje të tillë në furnizimin global me energji, ndërsa pasojat pritet të prekin rëndë Evropën, Japoninë dhe Australinë, por edhe më shumë vendet në zhvillim.
Ndërkohë, shtetet anëtare të IEA-së kanë nisur lirimin e rezervave strategjike për të zbutur krizën, proces që po vazhdon në mënyrë të koordinuar.
Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës dhe gazit në botë, është bllokuar pothuajse plotësisht, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve globale të energjisë.




