Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se komunat po përballen me humbje të konsiderueshme për shkak të zbatimit të kontratës kolektive.
Sipas tij, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, mbi 31.5 milionë euro janë tërhequr nga llogaritë e komunave. Ibrahimi theksoi se kjo ka ndikuar në vonesa të investimeve kapitale dhe ka dëmtuar qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Komuna më e prekur është Prizreni, ku janë tërhequr rreth 12-13 milionë euro gjatë kësaj periudhe.//eo//




